Alba, 5 vjet martesë “thellësisht e dashuruar”

20/05/2013 18:55

Jessica Alba vendosi të shprehte dashurinë e saj në përvjetorin e pestë të martesës në një mënyrë shumë të veçantë.

Aktorja 32-vjeçare, e konsideruar gjerësisht si një prej femrave më të bukura të botës, i dedikoi një kolazh fotosh nga momentet e tyre më të lumtura, bashkëshortit Cash Warren, në profilin e saj në “Twitter”.

Duke etiketuar Warren, njëkohësisht si shokun e saj më të mirë, Alba shprehu publikisht dashurinë e saj, teksa uroi “edhe pesë vite të tjera të mrekullueshme së bashku”.

Nga martesa e tyre e përbashkët, Alba dhe Warren kanë dy vajza, Honor 5-vjeçare dhe Haveni 2-vjeçare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA