Kryeministri kinez viziton Indinë

19/05/2013 12:30

Kryeministri i Kinës, Li Keqiang nisi një vizite 3-ditore në Indi, udhëtimi i parë i tij jashtë kufijve që nga prej marrjes së detyrës.

Ndalesa e shefit te ekzekutivit kinez vjen ne nje kohë tensionesh në rajonin kufitar të Himalajeve, por dy fuqitë aziatike po përpiqen ta largojnë vëmendjen nga mosmarrëveshjet.

Bisedimet ne Delhi me homologun Manmohan Sing do te pasohen nga nje dreke ne rezidencen e liderit indian.

Fakti qe kryeministri kinez zgjodhi pikerisht Indine per viziten e tij te pare nderkombetare, eshte vleresuar lart ne kete vend.

Zedhenesi i Ministrise se Jashtme Indiane, Sijed Akbarudin e pershendeti gjestin e Keqiangut duke theksuar se qellimi i ndalesave dhe takimeve të tilla është të nxisin mirëbesimin mes dy qeverive dhe popujve dhe të demonstrojë respekt për shqetësimet e palës tjetër”.

Mosmarreveshjet kufitare jane pikerisht nje nga shkaqet e mosbesimit mes vendeve fqinje, qe jane njekohesisht dy me te populluarat e botes.

Pekini shpreson se vizita do te ndihmojne rindertimin e besimit me Indine si dhe krijimin e nje partneriteti te ri strategjik, nga i cili te perfitojne te gjitha palet.

Para pak javesh, India dhe Kina mbyllën një ballafaqim të tendosur kufitar, që filloi kur Delhi protestoi me forcë ndaj atij qe e cileson inkursion kinez në rajonin Ladakh të Himalajeve.

Situata u qetesua kur të dyja palët rivendosën status-quo. Megjithëse, problemi i kufirit do të zërë një vend më të spikatur në bisedime se më parë, një element i rëndësishëm i vizitës do të jenë lidhjet ekonomike.

Udhëheqësit indianë pritet të kërkojnë nga kryeministri Li të bëjë më shumë për të korrigjuar defiçitin tregtar.

Megjithëse shkëmbimet tregtare arritën 76 miliardë dollarë vjet, ka shqetësime në Nju Delhi se ky aktivitet është në disbalancë në favor të Kinës.

Top Channel