Një parti e re greke e quajtur “Plani B”, që mbështet kthimin e monedhës kombëtare dhrahmi, ka mbajtur në Athinë takimin e saj parë të përgjithshëm për të paraqitur publikisht pikëpamjet e veta.
E krijuar nga 63-vjeçari Alekos Alavanos, një ish-lider i Radikaleve te Majte deri në vitin 2008 dhe disa herë ish-anëtar i Parlamentit Europian, kjo forcë e re politike mbështet daljen e Greqisë nga Eurozona.
Udhëheqësi i saj kritikon jo vetem politikat qeveritare të kursimit të imponuara nga BE, por dhe ish-partinë e tij “SYRIZA”, që është shmangur nga pozicionimi fillestar i saj për rikthimin tek dhrahmia.
”Përvoja që kemi nga të gjitha krizat ndërkombëtare të recesionit është se asnjë vend nuk arriti të dalë nga recensioni me një monedhë te “shtrenjtë” që përdoret edhe nga një fuqi e madhe ekonomike si Gjermania. Duhet një monedhë që është konkurruese, që të lehtësoje eksportet dhe qe të mund te rimëkëmbë tregun e brendshëm”, deklaroi Alavanos, udhëheqësi i “Planit B”.
Kjo parti e re ka tërhequr ne gjirin e saj gjithe ate pjese te grupeve te majta dhe qytetarevete indinjuar me politikën e BE për Greqinë gjatë krizës së borxhit.
“Besoj se një dalje nga Eurozona do t’i japë vendit tonë mundësinë për të zhvilluar një politikë të pavarur ekonomike në favor të popullit, sepse euro është një korse e shtrënguar që nuk lejon Greqine te zhvillohet”, komentoi Janis Stavridhis, artist i qeramikës.
Vitin e kaluar, Greqia u gjend vetem nje hap larg falimentimit dhe daljes nga zona e euros dhe zgjedhjet e dyta brenda dy muajve, u zhvilluan me dilemen euro apo dhrahmi, beteje qe perfundimisht u fitua nga partite pro-europiane, te cilat qeverisin sot nje koalicion te kryesuar nga konservatoret.
Nga75% e grekeve qe atehere kerkonin qendrimin ne Eurozone dhe monedhen e euros, sot vetem 53 % e tyre kanë mendim pozitiv per monedhën e përbashkët, pasi shfaqen te zhgenjyer nga BE dhe masat e ashpra qe kane çuar ne kufirin e varferise me shume se 1/3 e popullsise, ndersa gjithnje e me shpeshflasin për prosperitetin qe ata gezonin gjatë kohës së dhrahmise.
Disa dite me pare, ne Greqi u krijua edhe nje parti tjeter qe mbeshtet rikthimin e monedhes kombetare, me udheheqes kunatin e ish-kryeministrit grek, Jorgos Papandreu.
Top Channel