Vigani nuk do të ketë më mundësinë që të fitojë çmimin e madh prej 100 milionë lekësh dhe mundësinë për t’u shndërruar në fituesin e edicionit të gjashtë të “Big Brother”, pasi me votat e publikut, ai u detyrua të braktiste shtëpinë më të famshme në Shqipëri në spektaklin e madh të së shtunës.
Në një prej serive më emocionuese, Vigani humbi në përballjen me tre banorë të tjerë të nominuar, Anaidi, Rikja dhe Eldora, të cilët vazhdojnë ëndrrën e tyre drejt suksesit përfundimtar.
Ndërkohë, të nominuarit për javën e ardhshme, kur do të zhvillohet edhe gjysmëfinalja e madhe e këtij edicionit të gjashtë të “Big Brother” janë Elona, Iliri, Shpendi, Anaidi dhe Rikja.
Një lajm i mirë për banorët, ditën e shtunë, ishte edhe fitimi i sfidës së tyre javore, falë të cilës buxheti u rikthye në nivelin e 100%.
Top Channel