Victoria pothuajse buzëqesh!

18/05/2013 00:00

Victoria Beckham është e njohur për pamjen e saj tepër serioze dhe të
akullt, por ajo duket se mund të sforcohet dhe të dhurojë gati një
buzëqeshje, të paktën kur ka pranë bashkëshortin e saj.

Stilistja ka postuar një foto në profilin e saj në Twitter ku ka dalë bashkë me të shoqin për pushime në Maldive, pak ditë pas kajmit të tërheqjes së David Beckham nga futbolli.

Fotoja është bardhë e zi dhe Vic ka dalë thuajse duke buzëqeshur, ndërsa i ka hedhur krahët David, një gjest i ngrohtë dashurie në këto ditë jo shumë të mira për futbollistin.

“Ju falenderoj për të gjitha mesazhet tuaja të ngrohta…të gjithë jemi shumë krenarë për David”, shkruan ajo.

Victoria gjithnjë ka qëndruar pranë bashkëshortit të saj gjatë aktivitetit sportiv të tij. Bashkë me katër fëmijët ajo ka ndjekur David në aktivizimet e tij me ekipe në shumë vende të botës.

Mesfushori njoftoi të enjten largimin e tij nga fusha e blertë, duke vlerësuar këtë moment si të duhurin.

Top Channel