Regjisori Armando Bora prezanton për herë të parë për publikun shqiptar në Qendrën Kulturore “Robert Radoja” në kryeqytet pasditen e së dielës një zhanër të ri teatri, të quajtur Teatri i Prozës apo i leximit.
Shfaqja titullohet “Fletorja Rezervat” dhe bazohet mbi një libër të politikanit dhe shkrimtarit Besnik Mustafaj, të botuar fillimisht në Francë në vitin ‘96. Libri është një lloj ditari i kohës kur autori ishte ambasador në Paris dhe përmban shënimet dhe mendime të një diplomati jashtë kornizave formale të zyrës së tij.
Interpretime i pjesëve të përzgjedhura nga ditari në këtë monodramë i është besuar ish-narratorit të njohur të Televizionit Shqiptar, Virgjil Kule. Nga një tryezë e improvizuar, frymëzuar nga ajo në zyrën e Mustafajt, zoti Kule do të përcjellë tek publiku një rrëfim kronologjik të eksperiencës franceze të një diplomati shqiptar.
Top Channel