Kosova, e ftuar në samitin e Ohrit
18/05/2013 00:00
Në Samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të vendeve të Evropës
Juglindore, i cili do të mbahet në Ohër, do të marr pjesë edhe Republika
e Kosovës.
Gazeta “Journal” ka mësuar se megjithë insistimin e palës serbe që Kosova të mos jetë e pranishme në këtë samitin, ftesa i është bërë ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj që edhe qeveria e Kosovës të jetë pjesëmarrëse në këtë eveniment.
Sipas raportimeve të gazetës, në këtë samit pritet të jetë i pranishëm edhe komisioneri për Zgjerim i BE-së, Shtefan Fyle.
Top Channel