Një gjykatë në Brçko, qytezë në veri-lindje të Bosnje e Hercegovinës, ka
dënuar me katër vjet burg serbo-boshnjaken Monika Karan Iliç.

Iliç është shpallur fajtore për krime lufte të kryera kundër civilëve jo serbë në fillim të luftës në Bosnje, në vitet 1992-1995. Në atë kohë ajo ishte më pak se 17 vjeç.

Bëhet fjalë për gruan e tretë të dënuar për krime lufte nga drejtësia boshnjake. Iliç është shpallur gjithashtu fajtore për tortura mizore dhe trajtime çnjerëzore në dëm të civilëve.

Krimi më i rëndë i luftës në Bosnje mbetet masakra e Srebrenicës, një genocid i kryer nga trupat serbe në dëm të 8 mijë burrave e djemve myslimanë.

Për këtë masakër po gjykohen në gjykatën ndërkombëtare të Hagës ish-gjenerali Ratko Mlladiç, drejtues i njësive paraushtarake serbe, si dhe ish-lideri politik Radovan Karaxhiç.

Top Channel