
Beyonce nuk është e lumtur për jehonën e lajmit të shtatzënisë së saj.
Pas ditëve të tëra spekulimesh, burime të shumta konfirmuan për ‘E!
News’ se artistja pret fëmijën e dytë.
Por këngëtarja e muzikës pop është e shqetësuar për lajmet e publikuara dhe për këtë arsye ka postuar një mesazh në Instagram, që kishte një nuancë hidhërimi për shkak të vëzhgimit të imtësishëm që të tjerët i bëjnë jetës së saj.
Në shënim thuhej: “Unë nuk mund të ndaloj fjalët dhe nuk mund të ndryshoj mendjen e njerëzve. Gjithçka mund të bëj është të ulem dhe të qesh me këta njerëz që s’kanë ç’të bëjnë tjetër vecse të flasin për mua”. Gjithësesi ky mesazh u fshi shpejt nga profili i saj në Instagram.
Dyshimet për shtatzëninë e dytë nisën që kur artistja u pa e kamufluar me një fustan të Givenchy në ceremoninë e “Met Ball”, që u zhvillua pak ditë më parë në New York.Më pas Beyonce anuloi turin në Belgjikë për shkak të lodhjes dhe dehidratimit.
Më parë Beyonce deklaroi për ABC News se kishte dëshirë që të kishte shumë fëmijë dhe se vajza e saj 16-muajshe kishte nevojë për pak shoqëri.
Top Channel