New York, shkatërrohet rrjeti i kontrabandës

17/05/2013 00:00

Policia e New York-ut shtoi listën e operacioneve të suksesshme me
shkatërrimin e një rrjeti të kontrabandës së cigareve, që llogaritej në
miliona dollarë.

3 nga 16 emigrantet palestineze te arrestuar, 3 dyshohet se kane lidhje me terroriste te njohur. Sipas prokurorit te pergjithshem, hetuesit kane sekuestruar vetem nje “fraksion” te fitimeve nga shitjet e me shume se 1 milione kutive me cigare te pataksuara.

Nuk dihet se per cfare shume behet fjale me saktesi, por te dhenat e siguruara deri tani tregojne se te dyshuarit kane depozituar te pakten 55 milione dollare. E gjithe skema i ka kushtuar shtetit gati 80 milione dollare qe duhet te vinin si te ardhura nga taksat.

Drejtuesit e rrjetit, vellezerit Basel dhe Samir Ramadan, perkatesisht 42 dhe 40 vjeç, u arrestuan ne Maryland. Ne shtepine dhe makinen e 42-vjecarit policia gjeti 1,5 milione dollare kesh, nje pjese e vendosur ne qese te medha e te zeza plastike qe perdoren per mbeturinat.

Sipas zyrtareve vendas, skema perfshinte blerjen e sasive te medha te cigareve nga nje grosist ne Virxhinia, fshehjen e kutive ne nje depo publike ne Delauer e dergimin e tyre me pas ne Neë York per shitje ne tregje dhe ne pikat e shumices.

Nga sa deklaroi komisioneri i policise se Neë York-ut, Rei Kelli, njeri prej te dyshuarve drejtonte qe prej 1990-tes nje biznes te financuar pjeserisht nga Omar Abdel-Rahman, nje klerik i verber i cili vuan denimin me burgim te perjetshem per bashkepunim ne nje komplot mbi hedhjen ne ere te pikave kryesore te referimit ne qytet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB