
Super grabitje në Festivalin e Kanës në Francë. Pikërisht në ditët e njërit prej eventeve më të rëndësishme të botës së kinemasë, dikush ka goditur duke grabitur të paktën 1 milion dollarë bizhuteri.
Grabitja ka ndodhur në hotelin e një punonjësi të shtëpisë së prodhimit të bizhuterive, Chopard. Bizhutë ishin të gjitha të projektuara për t’u vendosur nga aktorët dhe artistët e tjerë të famshëm pjesëmarrës në festivalin e Kanës.
Por ato janë zhdukur nga hoteli ku ishin strehuar, ndërsa policia franceze ka nisur menjëherë hetimet duke marrë fillimisht në pyetje punonjësin e “Chopard” që i ishte besuar sasia e konsiderueshme e sendeve me vlerë.
Ndërkohë, organizatorët nxituan të sigurojnë publikun se “Palma e Artë”, që do të dorëzohet më 26 maj, është në duar të sigurta.
Në bashkëpunim me organizatorët e festivalit të filmit, “Chopard”, përvec bizhuterive të huazuara për të famshmit që duan të duken sa më bukur, përgatit edhe “Palmat e Arta”, trofe që i dorëzohen filmave që nderohen me cmim gjatë konkurimit në festival.
Top Channel