Nga distanca, Miley Cyrus paraqiste një figurë të mrekullueshme, me një veshje seksi, në ceremoninë e 100 femrave më të nxehta, sipas Maxim, mbrëmjen e së mërkurës, por ajo nuk ishte gati për të bërë foto portreti.
20-vjeçarja pati një shtresë të dukshme pluhuri të bardhë (pudre) përreth mjekrës së saj, pasi “make-up”-i nuk kishte funksionuar gjatë përgatitjeve për të festuar titullin si femra më e nxehtë, sipas revistës Maxim.
Shtresa e lehtë e pudrës supozohet të përdoret, me kursim, për të minimizuar shkëlqimin, por aplikimi këtë herë dukej disi i tepruar.
“Është e mrekullueshme të jesh numri 1, – tha ajo për Maxim, pas kësaj ‘fitoreje’, – veçanërisht, sepse në këtë përzgjedhje u votua nga fansat. Kam fansat më të mirë në botë. Është ëndrra e çdo femre, që të cilësohet si numri 1 në Maxim’s Hot 100!”.
Në vendin e dytë u rendit Selena Gomez, ndërsa në podium u ngjit edhe Rihanna. Më pas, 10-shen e femrave më “hot” në botë e plotësonin Mila Kunis, Jennifer Lawrence, Jennifer Love Hewitt, Ashley Tisdale, Kate Upton, Vanessa Hudgens dhe Elisha Cuthbert.
Top Channel