F1, Vettel: Në Monako nuk lejohen gabimet

17/05/2013 19:30

Sebastian Vettel, kampioni në fuqi i Formulës 1 dhe lideri i renditjes së përgjithshme për pilotë, theksoi se në garën e Monakos (të dielën e 26 majit) “nuk mund të bësh as gabimin më të vogël”.

“Pista e Monakos është një nga të preferuarat e mia dhe të pilotosh aty është një sfidë e veçantë. Nuk të lejohet as gabimi më i vogël. Nëse gabon, “përshëndet” murin dhe mbaron gara”, deklaroi piloti i Red Bull.

Gjermani këmbëngul se përqendrimi duhet të jetë maksimal: “Nëse nuk tregohesh i kujdesshëm, përplasesh menjëherë. Mund të parakalohet në këtë pistë, por është shumë e rrezikshme. Vendi më i përshtatshëm për parakalim është përpara shikanit. Del nga tuneli me 300 km/h dhe ai që frenon më vonë para kthesës së dyfishtë mund të parakalojë.”

Për Vettel, është shumë e rëndësishme të zësh një pozicion të mirë në provat zyrtare: “Idealja është të nisesh i pari në një pistë të tillë.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA