F1, Button përshëndet bashkimin McLaren-Honda

17/05/2013 16:20

Jenson Button shpreson se bashkimi i McLaren me Hondën (si furnizues motorësh për skuderinë britanike) do të rikthejë ditët e lavdishme të Ayrton Senna dhe Alain Prost.

McLaren njoftoi se duke nisur nga viti 2015 do të përdorë motorrët Honda për njëvendëshet e saj të Formulës 1, pasi japonezët zyrtarizuan kthimin e tyre në këtë sport pas gjashtë vitesh mungesë.

Button tha për ‘Daily Mail’: “Jam rritur duke parë se si makinat McLaren-Honda fitonin pothuajse të gjitha garat duke luftuar me njëra-tjetrën. Jam shumë i emocionuar.”

Periudha e artë e McLaren-Honda ka qenë në vitet 1988-1991, me titujt e fituar nga Ayrton Senna dhe Alain Prost.

Sidomos bie në sy viti 1988 kur Prost e Senna dominuan tërësisht sezonin duke fituar 15 nga 16 garat e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA