Emma Watson, aktorja britanike e bërë e famshme në sagën e filmave “Harry Potter”, është shprehur në një intervistë për revistën ‘W’ se nuk ka aspak qëllim që të japë përshtypjen e një femre seksi.
“Nuk kam dashur kurrë të rritem para kohe. Nuk kam pasur asnjëherë fiksim të dukem joshëse ose si një femër e rritur”, theksoi 23-vjeçarja.
Filmi i ri i Emma Watson do të jetë ‘The Bling Ring’, një histori e vërtetë e një grupi adoleshentësh të cilët hyjnë në shtëpitë e VIP-ave, përfshirë Lindsay Lohan dhe Paris Hilton.
Emma do të luajë rolin e Nicki-t dhe ka xhiruar skena me armë apo duke kërcyer në një klub nate. Ajo thotë se interpretimi i një roli të tillë ishte jo i rehatshëm: “Nicki është shumë ndryshe nga unë. Për herë të parë ndjeva se po luaja një rol në karrierën time.”
Top Channel