Rikthehet përkrenarja e artë 2,500-vjeçare e vjedhur në Holandë, simbol i trashëgimisë së Rumani
Justin Bieber duhet të paguajë disa mijëra euro në një qendër veterinarie, për majmunin që iu sekuestrua gjatë një turi prej autoriteteve gjermane.
19-vjeçari u urdhërua që të paguajë për majmunin e tij kapuçin për kostot e përkujdesjes, ushqimit dhe vizitave mjekësore.
Ai do të ketë kohë deri në mesnatë për të kërkuar rikthimin e gjitarit, që në rast të kundër do t’i dërgohet një kopështi zoologjik.
Majmuni u sekuestrua në 28 mars, pasi Bieber mbërriti në Gjermani për të kënduar për fansat e tij.

I konsideruar nga autoritetet gjermane një kafshë e rrallë, kapuçini nuk shoqërohej me dokumentet përkatëse të detyrueshme në bazë të ligjit dhe për këtë arsye u sekuestrua.
Megjithatë, është e paqartë nëse Bieber do të vendosë të paguajë duke reklamuar majmunin, pasi deri më sot, nuk e ka bërë këtë në pothuajse dy muaj, pavarësisht se sipas fjalëve të tij, ishte jashtëzakonisht i “afeksionuar pas kafshës”.
Top Channel