Vajza e moderatorit të njohur, Alberto Castagna, Carolina, lindi në Romë në vitin 1992.
Edhe pse nëna dhe babai ishin të divorcuar, ata kishin raport të mirë, duke e konsideruar njeri-tjetrin miq.
Marrëdhënien e mire e tregon dhe fakti që Alberto qendronte shpesh tek familja e ish-gruas edhe pse tashme nuk jetonin më bashke.
Carolina perfundoi liceun klasik duke u etiketuar nga mesuesit si shume e dhene pas letersise klasike, asaj greke dhe latine.
Vajza dashuron filozofine, profil qe mund te ishte nje nga zgjedhjet e studimit ne Universitet se bashku me gjuhet pasionin tjeter te saj.
Megjithatë, zgjedh mjekesine. Ajo gjithmone ka menduar qe ne te ardhmen te jete nje mjeke e mire, per faktin se ka shume deshire te ndihmoje njerezit ne nevoje.
Studion mjeksi ne nje universitet privat ne Tirane prej nje viti e gjysem. i pelqen shume te udhetoje ne vende te ndryshme te botes dhe te eksploroje kultura te reja, gje qe e ka bere per kohe te gjate me mamane e saj.
Erdhi ne Shqiperi, se nuk fitoi konkursin e mjekesise ne Itali. Kur te largohet nga Shqiperia ajo do te lere nje pjese te zemres se saj.
Kush ishte Alberto Castagna?
E mbani mend emisionin e mirenjohur “Stranamore”? Po moderatorin Alberto Castagna? Padyshim qe emri i tij eshte gdhendur ne televizionet italiane, ku per kohe te gjate u vleresua dhe admirua nga nje publik i gjere.
Fillimet e Castanjes ne boten e medias, nisin ne te perjavshmen Italiane “il Piccolo”.
Me pas bota e televizionit u hap ne vitin 1982, kur nisi te punonte ne “Rai 2” si reporter fillimisht dhe me pas si korrespondent. Viti 1988 do te ishte per gazetarin e ri kohe bashkepunimi me Pippo Baudon, ne drejtimin e emisionit “Serata d’Onore”.
Duke pare talentin ne moderim, Castagnes ju besua drejtimi i programit te mengjesit “Mattina 2”, ndersa ne vitin 1992 drejtuesi i “I Fatti Vostri”.
1993-shi ishte momenti kur Alberto la “Rai”-in per te nenshkruar nje kontrate me “Canale 5” per te moderuar quizin televiziv “Sara vero”.
Emisioni me i njohur per Castagen, “Stranamore”, do te vinte ne vitin 1994, duke u cilesuar si nje nga spektaklet televizive me te mire per kohen ne te gjithe Italine dhe jo vetem.
Pas kesaj do te vinin produkte te tjere televizive si “Complotto in Famiglia” si dhe spektakli veror “Cuori e denari”, me bashkedrejtimin e Antonella Elias dhe Simona Venturen.
Castagna pati mundesine te “shijonte” dhe kinemane. Viti 1998 do t’i sillte nje rol si aktor ne filmin “Vila e Mistereve”.
Ne te njejtin vit ai u shtrua ne spital per probleme me zemren, ku qendroi i shtruar nga 18 korriku 1998 deri ne mars 1999, duke u terhequr perkohesisht nga media.
Pas permiresimit te gjendjes me shendetin, moderatori u rikthye ne televizion me emisionin “Stranamore.
Viti 2004, do te zhvendoste emisionin e mirenjohur ne kanalin “Rete 4” ku nisi njekohesisht emisionin “Cosa non farei”.
Sezoni i ri i “Stranamores” ne shkurt te 2005, nuk perfundoje kurre per shkak se ai humbi jeten nga komplikacionet e zemres.
Lajmi i vdekjes u njoftua ne tranmetim direkte nga Paolo Bonolis gjate festivalit te Sanremos nderkohe qe e gjithe Italia mbajti frymen per humbjen e madhe.Ai ishte i martuar me Maria Concetta “Pucci” Romanon, martese nga e cila pati nje vajze,Carolinen.Pas divorcit, Castagna bashkejetoi me aktoren italiane Francesca Rettondini deri ne diten kur u shua ne shtratin e spitalit.
Top Channel