SHBA, tornadot godasin Teksasin, viktima

16/05/2013 16:10

Dy tornado të fuqishëm goditën veriun e Teksasit, duke marrë jetët e gjashtë personave, e duke plagosur shumë të tjerë.

Zyrtare lokalë nuk e përjashtojnë mundësinë që bilanci i vdekjeve të rritet akoma më shumë në orët në vazhdim.

14 vetë konsiderohen të zhdukur pas atij që sherifi i kontesë Hood, Roger Deeds, e pershkroi si “një makth të vërtetë”.

Numri i te lenduarve ne qytezen Granbury, me 8.000 banore, mund te jete rreth 100.

Spitalet e zones kane kerkuar staf shtese ndersa shkollat dhe ndertesa te tjera atje po perdoren si ambjente per trajtimin e te plagosurve.

Një pjese e tyre u derguan ne klinikat e Forth Ëorthit fqinje, per shkak se ato te Granbury-it nuk kishin me vende.

Pamjet filmike tregojne shtepi e makina te shkaterruara ose demtuara keqas, peme te shkulura nga rrenjet e linja te rrezuara te tensionit te larte. nje ferr i vertete, sic thone banoret; vertet e frikshme.

Tornadot ishin pjese e nje sistemi stuhish te dhunshme qe ka leshuar vorbulla ajri ne mbare veriun e Teksasit. Ekipet e kerkim-shpetimit kane rinisur punen sapo zbardhi dita me shpresen se nuk do te gjejne më viktima te tjera.  

Top Channel