SHBA, skandali me taksat

16/05/2013 15:55

Kreu i Agjensisë Amerikane të Tatimtaksave u detyrua të paraqiste dorëheqjen ditën e enjte, pasi mediat provuan se vartësit e tij kontrollonin me më shumë imtësi grupimet e ndryshme republikane e konservatore.

Ishte Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, ai që lajmëroi shkarkimin e komisionerit Steve Miller.

”Do të bëj gjithçka brenda fuqive të mia, për të penguar që diçka e tillë të përsëritet në të ardhmen”, theksoi Obama.

”Amerikanët kanë të drejtë të jenë të irrituar nga kjo përzgjedhje selektive e Agjesisë. Unë nuk do të toleroj asnjë sjellje të tillë në asnjë agjensi shtetërore, por veçanërisht në atë të Tatimtaksave, duke pasur parasysh fuqinë dhe ndikimin që ka në jetën tonë të përditshme. Është e domosdoshme që Agjensia të punojë me integritet dhe mirëbesim të plotë”, theksoi Obama.

Ky nuk është skandali i vetëm që ka tronditur Shtëpinë e Bardhë gjatë ditëve të fundit.

Më parë gjatë të mërkurës, Prokurori i Përgjithshëm, Eric Holder, u mor në pyetje për katër orë me radhë nga Kongresi, mbi grumbullimin sekret të telefonave të përdorur prej “Associated Press” nga policia dhe në lidhje me informacionet e tij për sulmin e ndodhur në konsullatën amerikane në qytetin Libian të Bengazit.

Në lidhje me këto dy çështje, Holder u shpreh përpara Komisionit të Drejtësisë në Kongres se do të duhet kohë që FBI të përcaktojë nëse ndonëj ligj është shkelur nga personeli i Agjensisë së Tatimtaksave.

Top Channel