“Pokeri” historik i Fernando Torresit

16/05/2013 19:25

Suksesi i Chelsea në Europa League lejon Fernando Torres të vendosë një rekord unik, i cili me shumë vështirësi do të mund të thyhet nga një futbollist tjetër në të ardhmen.

29-vjeçari, në harkun e tre viteve të fundit, ka mundur të vendosë në koleksionin e tij personal të katërt trofetë më të rëndësishëm ndërkombëtare, Botërorin dhe Europianin me kombëtaren e tij, si dhe Champions e Europa League me Chelsea.

Megjithatë, ndërsa ka edhe futbollistë të tjerë që kanë koleksionuar gjatë historisë dy trofe europian dhe dy titujt më të rëndësishëm me përfaqësuesen, rekordi i “El Nino” është unik pasi është kampion në fuqi në të katërt këto kompeticione.

Kështu, në këtë moment, përveçse kampion i botës dhe Europës në fuqi me Spanjën, Torres mbetet fitues i sapokurorëzuar i Europa League dhe deri javën e ardhshme, kur të zhvillohet finalja Bajern-Borusia, teknikisht edhe fitues i Champions League në fuqi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA