Lëvizja Islame për Bashkim kërcënon qeverinë e Kosovës me protesta të ashpra, në rast se nuk merr masa për heqjen e nenit që ndalon mbajtjen e shamisë nëpër shkolla dhe institucione publike.
Por, kjo lëvizje ka dalë në një konferencë edhe me kërkesa të reja. Tani kërkohet ndryshimi i disa fragmenteve në literaturën mësimore ku feja islame paraqitet si fe e dhunshme.
Ata kërkojnë ndryshimin e disa teksteve në librat e historisë dhe kjo pasi sipas tyre janë paraqitur të dhëna të padrejta dhe fyese ndaj fesë islame.
Për më tepër, kjo lëvizje kërkon që besimtarëve myslimanë t’ju lejohet falja e namazit nëpër ambiente publike dhe trajtim të veçantë për qytetarët myslimanë në spitale dhe qendra të mjeksisë familjare.
Kjo lëvizje, e cila së fundmi është shndërruar në parti politike, i bën thirrje qeverisë së Kosovës që t’u vijë në ndihmë qytetarëve shqiptarë të cilët aktualisht jetojnë në Siri. Madje, ata kërkojnë nga qeveria që të japë ndihma financiare për të ndihmuar shtetin sirian.
Top Channel