Konkurrentja e Eurosong që ka pozuar për ‘Playboy’
16/05/2013 00:00
Natalie Horler, këngëtarja që do të përfaqësojë Gjermaninë në Eurosongun e këtij viti, ka pozuar nudo për revistën ‘Playboy’.
Vokalistja e grupit pop Cascada është zhveshur për setin fotografik të realizuar në vitin 2011.
31-vjeçarja është shprehur: “Po, kam pozuar nudo për Playboy dhe jam krenare për ato foto. Ishte një nder i madh për mua që një revistë kaq e famshme më kërkoi.”
Grupi Cascada do të dalë në skenë ditën e shtunë në Malmo të Suedisë për të kënduar ‘Glorious’.
Top Channel