“Jeta është një aventurë faljeje”, ka thënë shkrimtari dhe redaktori Norman Cousins. Dhe jo pa te drejte, pasi te gjitheve ne kete aventure na ka ndodhur te shkelim pragun e fajtorit dhe te lenduarit.

Por, falja është hapi i parë vendimtar për të rivendosur një marrëdhënie. Duke njohur fuqinë që ka ky akt në jetën e njerzve, skenaristët e shkrimtarët kanë krijuar ngjarje me ngarkesë të madhe emocionale, duke u frymëzuar nga marrëdhëniet e përditshme.

Mbase nuk do te kishim gjithmone kurajon te kerkonin ndjese e te falnim nga ana tjeter, nese kinematografia nuk do te na kishte sherbyer aq bukur kete model. Modele qe na frymezojne edhe ne per te qene njerez me te mire. Jo pak filma kanë titullin “Falja”.

Shpesh filmat fillojnë me keqkuptime, prapaskena, komplote, ndaj personazhit kryesor dhe pjesa tjetër e zhvillimit sjell gjithë peripecitë e protagonistit për t’i vënë gjërat në vend.

Ngjarjet janë nga më të ndryshmet. Episode që shkrihen në një moment kulmor me kërkesën për të marrë faljen ne emer te nje morali qe percjell subjekti.

Por,  ka edhe filma të tjerë që nisin me një gabim të personazhit kryesor i cili kalon një rrugë të gjatë për të rivendosur gjithcka në vendin e vet. Dhe ne fund vjen pendesa dhe gjesti fisnik: Falja. Dhe subjekte te tilla perdoren ne filmat e animuar për fëmijë,  komedi ose dramë.

Edhe kinematografia shqiptare e ka perdorur faljen ne subjektet e saj. Filmat jane te shumte.

Nga filmi “Falja e Gjakut”, tek “Kur xhirohej nje film”, “Besa e kuqe”, “Kur hapen dyert e jetes” e dhjetra prodhime te tjera kinematografike, ngrejne ne kult “Te Falurit” si nje akt qe u jep zgjidhje konfikteve.

Shpesh me sfond të ngjarjeve historike, familjare apo probleme sociale personazhi kryesor, jep zgjidhjen, ku falja nuk është vetëm  një praktikë shpirtërore por dicka që mund të ndryshoje jetën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA