Të gjjithë ata miliarderë, që nuk dinë se çfarë të bëjnë me pasurinë e tyre, do të kenë tashmë mundësinë që për 100 milionë euro, të blejnë luksin e të jetuarit mbi një parajsë në tokë.
Një ishull i mrekullueshëm në brigjet e Kuenslendit, në Australi, ai i Great Barrier Reef është destinacioni i ëndrrave për të jetuar një jetë të mrekullueshme, pranë detit dhe diellit, në një luks të shfrenuar.
Në pronësi të një miliarderi vendas, i cili ka vendosur që të zgjedhë një vend tjetër për të shijuar pension e tij, ishulli i mrekullueshëm është i pajisur me një mol të vogël për jahte, mundesia e vetme e kontaktit me boten e jashtme, një hotel me 300 dhoma dhe restorante të klasit të lartë.
Një ishull me gjatësi 4 kilometra e gjerë prej qindra metrash, ai i Great Barrier është i veshur me pyje dhe pranë tij, ndodhet një prej vargjeve të koreleve më të mëdhenj të botës, së bashku me disa specie unike, që jetojnë vetëm pranë ujrave të kësaj parajse.
Top Channel