Nigeri, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

15/05/2013 03:50

Presidenti nigerian, Goodluck Jonathan, ka deklaruar gjendjen e jashtëzakonshme në 3 shtete, pas një serie sulmesh vdekjeprurëse nga grupet e militantëve islamik.

Ushtria do të ndërmarrë “të gjitha veprimet e nevojshme” për “t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së kryengritësve dhe terroristëve” në Borno, Adamaëa dhe Yobe, tha ai.

Jonathan urdhëroi gjithashtu të dërgohen më shumë trupa në shtetet veri-lindore të vendit. Militantë nga Boko Haram janë fajësuar për dhunën e shkaktuar vitet e fundit, duke lënë afro 2000 persona të vdekur, që prej vitit 2010.

Grupi islamik, emri i të cilit do të thotë “edukimi perëndimor është i ndaluar” në gjuhën vendase Hausa, po lufton për të rrëzuar qeverinë dhe për të krijuar një shtet islamik në veri.

Nigeria, një komb multietnik me më shumë se 160 milionë banorë, është ndikuar gjithashtu nga një sërë konfliktesh për tokën, fenë dhe naftën. Në dhunën e fundit, 53 persona u vranë dhe 13 fshatra u dogjën në shtetin qendror të Nigerisë, Benue, ditën e martë.

Konflikti, i cili nisi javën e kaluar, thuhet të jetë shkaktuar nga një sherr mbi pronësinë e tokës mes barinjve dhe fermerëve.

Top Channel