Kriza, bie besimi tek BE-ja

15/05/2013 00:00

Kriza e borxhit po e gërryen gjithmonë e më shumë besimin e europianëve
tek BE-ja. Një sondazh i realizuar në pjesë të ndryshme të kontinentit
të vjetër tregon pakënaqësi në rritje ndaj bllokut, edhe pse shumica nuk
dëshirojnë të hiqet dorë prej monedhës së përbashkët.

Nga 60% qe ishte niveli i aprovimit per BE-ne nje vit me pare, tani ka zbritur nen 45%. Organizata ‘Pew Research Center’ me qendër në Uashington ka intervistuar me qindra persona ne tete shtete te Europes: Gjermani, Francë, Itali, Spanjë, Britani të Madhe, Poloni dhe Çeki.

Rezultati ishte lekundja e besimit tek Bashkimi Europian. Qasjen me pozitive ndaj BE-se e kane pasur gjermanet, ndersa francezet percollen nje skepticizem te thelle. Aprovimi i tyre per bllokun nga rene nga 60% qe ishte vjet ne 41%. Francezet kane praktikisht kanë më pak besim në Bashkimin Evropian si institucion se sa italianët apo spanjollët”, thuhet ne raportin e qendres kerkimore.

Po keshtu eshte zbehur besimi i tyre tek Qeveria, sic ka ndodhur edhe me vendet e Europes Jugore te goditura nga kriza. Ndryshe paraqitet situata per kancelaren gjermane Angela Merkel, e cila vazhdon te gezoje nje imazh pozitiv. Pavaresisht kritikave ne mjaft vende europiane ndaj politikave te saj te ashpra anti-krize, 74% e gjermaneve besojne se liderja e tyre ka bere nje pune mjaft te mire persa i takon menaxhimit te krizes. I qartë është nderkohe aprovimi i monedhës së përbashkët. Më shumë se 60 për qind e të anketuarve në vendet e Eurozonës duan të mbajnë euron dhe refuzojnë një kthim tek monedhat kombëtare

Top Channel