I dehur apo sëmurë? Skandali i presidentit çek

15/05/2013 00:00

I dehur apo i sëmurë? Kësaj pyetje mundohet t’i japë përgjigje së fundmi opinioni publik në Çeki pas paraqitjes aspak dinjitoze të presidentit Milos Zeman gjatë një ceremonie shtetërore javën e shkuar.

Pamjet tregojnë presidenti Zeman që mezi qendron në këmbë i ndihmuar nga të tjerët për të ecur, gjatë ceremonisë shumë të rëndësishme dhe të rrallë të shfaqjes së bizhuterive mbretërore.

Presidenti Zeman nuk e ka fshehur kurrë simpatinë e tij për alkoolin, por në rastin në fjalë zyra e tij doli në njoftim se ai ishte i sëmurë gjatë ceremonisë dhe më pas iu deshën dy ditë pushimi.

Virusi misterioz që ka prekur presidentin nuk bëhet i ditur, por mediat kritike shkruajnë se mbase bëhet fjalë për një “sëmundje me përmbajtje të lartë alkooli”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB