shembjes së një ndërtese në qendër të kryeqytit Dhaka, Bangladeshi duhet të përgatitet për t’u përballur me një fatkeqësi të re, me përmasa potenciale shkatërruese shumë më të mëdha. " /> shembjes së një ndërtese në qendër të kryeqytit Dhaka, Bangladeshi duhet të përgatitet për t’u përballur me një fatkeqësi të re, me përmasa potenciale shkatërruese shumë më të mëdha. ">

Bangladesh, cikloni, evakuime në masë

15/05/2013 16:10

Ndërsa vendi vazhdon të vajtojë 1 127 viktimat ne shembjes së një ndërtese në qendër të kryeqytit Dhaka, Bangladeshi duhet të përgatitet për t’u përballur me një fatkeqësi të re, me përmasa potenciale shkatërruese shumë më të mëdha.

Autoritetet bangladeshase dhanë të mërkurën alarmin për një stuhi të përmasave të mëdha që po i afrohet brigjeve nga Deti Indian.

Aktualisht, Dhaka zyrtare e ka klasifikuar rrezikun në 7, në një shkallë nga 1-10 e i ka kërkuar qindra mijërave banorëve të zonave të ulta bregdetare që të shpërngulen nga shtëpitë e tyre.

Stuhia, e cila po lëviz në verilindje të Gjirit të Bengalit, pritet të mbërrijë në tokë ditën e enjte.

Evakuimet kanë nisur edhe në Burmën fqinje.

Një ciklon sezonal, i kushtoi jetën të paktën 2 mijë shtetasve, kur goditi bregdetin bangladeshas në vitin 2007.

Top Channel