Zemra, ose siç njihet ndryshe pompa e trupit të njeriut, është një organ muskulor, i cili realizon pompimin e gjakut në enët e gjakut. Në mënyrë që zemra të funksionojë normalisht duhet që sistemi elektrik i zemrës të koordinojë tkurrjen e valvulave dhe të barkusheve si dhe duhet që muskuli të furnizohet rregullisht me gjak.
Në mbi 97% të popullsisë, valvula aortale është e përbërë nga tri fletëza apo kuspe, ndërsa 2% e popullsisë së përgjithshme kanë valvulë bikuspidale apo me dy fletëza.
Valvula aortale e stenozuar është më e shpeshtë tek meshkujt sesa tek femrat. Proceset degjenerative që prekin fletëzat e valvulës ndodhin si pasojë e akumulimit të yndyrnave, ndryshimet inflamatore dhe proliferative, infiltrimi i makrofageve dhe limfociteve T shkaktojnë kalçifikimin e fletëzave të valvulës.
Valvula aortale e stenozuar tek të moshuarit është e lidhur me një rritje të vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe infarkti i miokardit.
Një numër i konsiderueshem i pacientëve nuk kanë ndonjë simptomë. Ndërkohë që 2/3 e pacientëve kanë dhimbje gjoksi. Nëse nuk trajtohet, kjo shkakton vdekjen brenda 5 viteve në 50% të rasteve. Humbja e vetëdijes është një tjetër simptomë që vjen si pasojë e mosfurnizimit të trurit me sasinë e nevojshme të gjakut. Po ashtu aritmitë, fibrilimi atrial apo bllokimet atrio-ventrikulare shkaktojnë humbje të vetëdijes. Pacientët që vuajnë humbje të vetëdijes dhe që nuk janë trajtuar kanë një jetëgjatësi 3-vjeçare në 50% të rasteve.
Një numër i vogël i pacientëve kanë një funksion të dobët të zemrës. Këta pacientë kanë një jetëgjatësi 2-vjeçare në 50% të rasteve. Ndërkohë që reth 1-2% e pacientëve me valvulë të stenozuar kanë një vdekje të papritur.
Valvulat biologjike janë të punuara nga perikardi i derrit apo lopës, si dhe mund të kenë bazën e bërë nga një material i fortë apo me bazë normale. Valvulat biologjike kanë një jetëgjatësi 15-18-vjeçare. Tek të dy llojet e valvulave është i pranishëm rreziku i infeksioneve (1-2% për pacient në vit). Pacientët e operuar me valvulë të ndërruar duhet të kenë kujdes të jashtëzakonshëm ndaj infeksioneve.
Operacioni “bypass” dhe metoda “off pump”
Nëse vuani nga sëmundja e arterieve koronare, ju mund të keni nevojë të kryeni një operacion bypass, i cili sot falë arritjeve të teknologjisë dhe dëshirës së mjekëve për të përmirësuar në maksimum rezultatin e kirurgjisë së bypass-it realizohet me një zemër që rreh, pa nevojën e makinës zemër-mushkëri për oksigjenimin e gjakut, pra me nje zemër që punon!
Kirurgjia tradicionale e bypass-it është realizuar nëpërmjet makinës zemër-mushkëri, e cila realizonte funksionin e zemrës. Makina zemër-mushkëri arrinte ta mbante në jetë pacientin sepse falë saj realizohej pastrimi i gjakut venoz të pasur me dioksid karboni, me oksigjen dhe më pas qarkullimi i tij në gjithë organizmin. Sipas specialistëve, ajo ka shpëtuar me mijëra jetë njerëzish dhe ka qenë një nga arritjet më të mëdha të kirurgjisë kardio-torakale.
Bypass-i koronar pa makinë ndryshon nga bypass-i i zakonshëm sepse makina zemër-mushkëri nuk përdoret më. Arritjet e tekonologjisë, por edhe të mjekësisë kanë mundur të realizojnë një frenim të pjesshëm të zemrës duke ruajtur funksionin e saj.
Kjo metodë mund të aplikohet tek pacientët që vuajnë nga sëmundjet e arterieve koronare. Me teknologjinë që mjekësia zotëron sot, arrin që të realizojë bypass-in koronar për çdo degë të arterieve koronare.
Të gjithë pacientët që kanë një risk të lartë për të zhvilluar komplikacione nga ndërhyrja tradicionale e bypass-it, ata që vuajnë nga sëmundjet e enëve të gjakut, ata që mund të bëjnë episode ishemike, si dhe pacientët të çfarëdo moshe përfitojnë më së shumti nga perfeksionimi i teknikës operatore të bypassi-it.
Pacientët që kanë nevojë për këtë ndërhyrje kirurgjikale mund t’i gjejnë këto shërbime pranë Spitalit Amerikan dhe përvojës së mjekëve të kualifikuar në kardiokirurgji.
Top Channel