SHBA, dënohet doktori i abortit

14/05/2013 00:00

Një doktor në Filadelfia është dënuar për vrasjen e tre fëmijëve me gërshërë, të lindur në fazat e fundit të abortit.

Doktor Kermit Gosnell, 72 vjeç, u shfajësua për një akuzë tjetër, për vrasjen e një fëmije të katërt, që thuhet se klithi përpara se ai t’i priste kokën.

Doktori u shpall gjithashtu fajtor për keqtrajtim të pavullnetshëm të një pacienteje të rritur që vdiq si pasojë e një mbidoze.

Prokurorët po kërkojnë dënimin me vdekje për Gosnell. Ai ka kryer mijëra aborte gjatë karierës së tij në tre dekadat e fundit.

Autoritetet thanë se klinika e tij mjekësore kishte sjellë fitime prej 1.8 milionë dollarësh në vit. Ish-anëtarë të stafit të klinikës dëshmuan se rregullisht doktori kishte kryer aborte ilegale edhe pas kufirit prej 24 javësh.

Në seancën gjyqësore u dëgjuan dëshmitë se si Gosnell nxirrte fëmijët të gjallë dhe më pas përdorte gërshërë për t’i “prerë”, siç thoshte ai, në shpinën e tyre.

Mes stafit të patrajnuar që ndihmonte Gosnell ishte dhe bashkëshortja e tij Pearl, e clia pranoi fajin për një sërë akuzash dhe dëshmoi kundër tij.

Avokati i Gosnell, Jack McMahon, argumentoi se asnjë nga fetuset nuk kishte lindur i gjallë dhe se çdo veprim ishte kryer pasi fëmijët kishin lindur të vdekur.

Avokati akuzoi prokurorët për racizëm ndaj klientit të tij, që është me ngjyrë. Vetë Gosnell nuk dëshmoi dhe asnjë dëshmitar nuk kishte thirrur për t’u mbrojtur.

Detroit, pranga sauditit për deklaratë të rreme

Një shtetas saudit u arrestua në aeroportin ndërkombëtar në Detroit pas nje deklarate te rreme mbi arsyet perse kishte me vete një tenxhere me presion.

Sauditi Hussain al-Kwawahir u ndalua në Detroit nën akuzat se ishte duke përdorur një pasaportë me një faqe të zhdukur dhe kishte gënjyer agjentët e Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare Amerikane. Tenxhere me presion të mbushura me pluhur shpërthyes u përdorën në shpërthimet në maratonën në Boston muajin e kaluar duke vrarë tre persona dhe duke plagosur më shumë se 250.

Autoritetet thonë se al-Kwawahir fillimisht tha se e solli tenxhere për nipin e tij, që është student universiteti në Ohajo. Më vonë ai e ndryshoi këtë pohim dhe u arrestua për deklaratë të rreme.

Kazakistan, ulet me sukses kapsula Soyuz

Kapsula soyuz me tre astronaute nderkombetare ne bord eshte ulur pa probleme ne pjesen qendrore te Kazakistanit. Kanadezi Chris Hadfield, amerikani Tom Marshburn dhe rusi Roman Romanenko i dhane fund keshtu misionit te tyre 146-ditor në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

53-vjeçari Hadfield është veteran i dy misioneve vajtje-ardhjeje në hapësirë dhe astronauti i parë kanadez që ka komanduar Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Para largimit nga stacioni orbital, Hadfield i tha lamtumirë jetës në hapësirë duke kënduar versionin e vet të këngës “Space Oddity” të yllit britanik të muzikës rok, David Bowie.

Top Channel