Një ditë pas dorëheqjes së përfaqësuesës së ambasadës amerikane
Bernadette Roberts nga bordi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka
reaguar Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të AKP-së, Blerim Rexha.

Me anë të një komunikate për shtyp Rexha shpreh keqardhje për largimin e përfaqësueses së Qeverise së SHBA-së nga Bordi i AKP. Sipas tij, largimi i saj nga Bordi është një humbje e madhe për Agjencinë. Ndërkohë arsyeja e dorëheqjes së përfaqësueses së SHBA-ve është pasojë e pakënaqësisë së saj për mënyrën e procesit të privatizimit.

Siç raportohet ajo është shprehur e pakenaqur me edhe me menyren e menaxhimit të bordit nga ana e kryetarit të sapozgjedhur Blerim Rexha. Duke kundërshtuar këto zhvillime drejtori i bordit të AKP-se thotë se keqinformimi i disa anëtarëve të Bordit nga burime brenda dhe jashtë AKP-së, po bëhen me prapaskena të liga dhe që kanë të vetmin qëllim – vazhdimin e politikave të vjetra në AKP.

Në letren e tij publike Rexha thotë: “Komentimet e disa mediave se gjoja unë nuk jam i gatshëm të marr vendime madhore rreth privatizimit nuk qëndrojnë dhe për këtë qëllim dua të njoftoj opinionin publik se unë jam shumë i vetëdijshëm për rolin dhe mandatin ligjor të AKP-së pronën e Kosovës dhe situatën ekonomike të vendit. Që AKP duhet të ndërrojë qasjen ndaj pronës dhe aseteve që privatizon e thonë edhe rekomandimet e Kuvendit te Republikës se Kosovës te tetorit 2012, dokument që unë i kam shpërndarë të gjithë bashkëpunëtorëve në ditët e para të punës, shprehet rexha.Frymën për ndryshime dhe rritje të transparencës në AKP jam munduar ta përcjell që nga dita e parë. AKP e ka tani edhe detyrim ligjor, i dalë nga Kuvendi, ndryshimin e politikave të privatizimit. Jam i bindur se ky ndryshim do të ndodhë. Se AKP ka një imazh dhe perceptim jo të mirë pajtohemi të gjithë, se si duhet ndryshuar kjo gjendje mund të dallojmë”, thuhet ndër të tjera në letrën e tij.

Top Channel