Niveli i lartë i kequshqyerjes si dhe kërkesa në rritje e tregut për kultura të ndryshme bujqësore, ka bërë që në komunat e qarkut të Kukësit të ndërhyhet për rritjen e sipërfaqes së mbjellë me bimë medicinale si dhe ngritjen e kapaciteteve për përgatitjen e ushqimeve me cilësi.
Fermerët thonë se po kultivojnë bimë që nuk janë kultivuar më parë, ndërkohë që ende pa u mbledhur produkti, thonë se kanë gjetur edhe tregun e shitjes.
Mbjelljen e këtyre kulturave bujqësore e mbështesin edhe komunat kufitare të Kosovës për një bashkëpunim dypalësh për të rritur sa më shumë kultivimin e këtyre bimëve.
Vetëm në rrethin e Kukësit pritet që të përfitojnë nga ky projekt më shumë se 40 fermerë që do përfitojnë gjithashtu asistencë konkrete për përmirësimin e teknologjisë në kultivimin e bimëve dhe fidanëve.
Top Channel