Policia e Gjirokastrës ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së inspektorit të mjedisit në Përmet, 27-vjeçarit Andi Naci.
Sipas njoftimit te policise, gjate operacionit autori, Jeton Veizaj, eshte pergjigjur me arme duke qelluar ndaj policise e pas mbarimit te fishekeve ka perdorur thikat qe mbante me vete duke plagosur edhe nje polic. Autori i vrasjes kishte duke levizur prapa fushes se Sportit me Kelcyre, ne nje parcele te mbjelle me peme.
Thirrjes se policise per t’u dorezuar ai i eshte kunderpergjigjur me zjarr, derisa i kane mbaruar fisheket e pistoletes.
Ne momentin e arrestimit eshte perleshur me policet me dy thika te medha, duke plagosur ne dore njerin prej tyre. Polici per fat te mire nuk ka patur ndonje plage te rende dhe eshte jashte rrezikut per jeten.
Veizit ju kapen ne cilesine e proves materiale pistoleta me te cilen ka kryer krimin, dy thika te medha, nje çekan , nje kaçavide dhe nje maske. Sipas vete deponimit, te 26-vjeçarit vrasja ka ndodhur per motive grabitjeje.
Ai ka dashur qe fillimisht te vrase drejtuesin e taksise, por arma nuk i ka shkrepur ne qitjen e pare dhe ka qelluar pasagjerin andi naci duke e lene te vdekur ne vend. Drejtuesi i taksise i ka dhene gaz dhe eshte larguar me shpejtesi nga vendngjarja duke i shpetuar vdekjes.
Per 24 ore me rradhe autori i krimit ka kaluar i fshehur ne mal, derisa kur eshte pikasur nga policia. Ai ka qene i denuar me pare per tre vjedhje me dhune dhe grabtije me arme ne disa qytete te vendit.
Top Channel