Afganistan, 4 ushtarë të NATO-s të vrarë

14/05/2013 16:20

Katër ushtarë të koalicionit të udhëhëhequr nga vendet e NATO-s në Afganistan mbetën të vrarë, pasi automjeti i tyre shkeli një minë gjatë një patrullimi.

Një zëdhënës i NATO-s përcaktoi se sulmi ndodhi në krahinën e Kandaharit, pranë një zone rurale të quajtur Zhari.

Ai nuk saktësoi ende shtetësinë e ushtarëve të vrarë.

Ndërsa koalicioni bëhet gati të tërhiqet nga vendi në 2014-n, militantët talebanë lajmëruan për fillimin e një ofensive të gjerë në muajin mars.

Sipas ekspertëve, shenjat e fuqizimit të talebanëve mbeten tepër shqetësuese dhe ngrenë dyshimet serioze për të ardhmen e vendit të varfër të Azisë Qëndrore.

Ditën e hënë, tre ushtarë gjeorgjianë mbetën të vrarë në një sulm të ndërmarrë në krahinën e Helmandit.

Shqipëria është pjesë e koalicionit të NATO-s në Afganistan me 440 ushtarë. Vendi ynë ka pasur një humbje, dëshmorin Feti Vogli, i vrarë në një sulm të pabesë nga një militant i maskuar si polic në shkurt 2012.

Top Channel