Sulmi në Bengazi, McCain: Komision i posaçëm

13/05/2013 00:00

Ish-kandidati republikan në presidencialet e 2008-ës, John McCain, e
cilësoi “komplot te fshehte” reagimin e administratës Obama ndaj sulmit
në konsullatën amerikane në Bengazi të Libisë.

Senatori kembengul ne ngritjen e nje Komisioni te Posaçem, i cili te hetoje veprimet e Qeverise pas episodit te dhunshem qe i kushtoi jeten kater amerikaneve, mes tyre edhe ambasadorit Kristofer Stivens.

“Une do ta quaja mbulim te fakteve. Nuk i ve dot emer tjeter duke pasur parasysh nivelin e fshehjes se informacionit, qe eshte me se i dukshem”, u shpreh McCain.

Të njejtes ide i mëshon dhe Darrell Issa, kryetari republikan i Komisionit te Dhomes se Perfaqesuesve qe po heton episodin e shtatorit 2012.

Administrata sipas tij fajesoi pa te drejte nje video anti-myslimane per incidentin dhe jo grupe te caktuara terroriste. Populli amerikan u genjye per te pakten nje muaj tha Issa per NBC. Qeveria po mbulonte nje sulm terrorist qe mund te ishte parandaluar; videoja nuk kishte te bente fare.

Polemikat vazhduan në Uashington, pak ditë pasi rrjeti ABC njoftoi se kishte shtënë në dorë mesazhe elektronike ku bëhej e qartë se Departamenti i Shtetit kishte redaktuar komentet e shërbimeve të zbulimit për të shmangur vëmendjen nga përfshirja e terroristëve në sulmin e Bengazit. Në komentet për rrjetin ABC, McCain tha se duket që ishin përpjekje për të fshehur të vërtetën, pasi kishte një ndërhyrje të qëllimshme për të eliminuar informata.

Senatori i Arizones vuri në dukje se sulmi ndodhi kur Presidenti Obama kishte nisur fushaten e tij per rizgjedhje, pikerisht ne kohen qe administrata po trumpetonte suksese në luftën kundër terrorizmit, përfshirë vrasjen e Osama bin Ladenit.

Top Channel