Studentët shqiptarë janë të parët ndër të huajt nëpër universitetet
italiane. Sipas të dhënavë të fundit gjatë vitit shkollor 2011-2012 në
sistemin universitar italian kanë qenë të regjistruar mbi 79 mijë
studentë të huaj e mes tyre 11 mijë e 800 janë shqiptarë.
Pas tyre radhiten në distancë kinëzët me 6 mijë studentë.Është llogaritur se mbi gjysma e studentëve nga vendet që nuk bëjnë pjesë të UE janë të përqëndruar në fakultetet e Ekonomisë, Inxhinierisë, Mjekësisë e Kirurgjisë dhe gjithnjë e më shumë në atë të shkencave infiermeristike.
Një e treta janë të përqëndruar në qendër të Italisë, në Universitete e Romës, Firenze dhe në atë të huajve në Perugia e Siena.Megjithëse regjistrohet një rritje e numrit të përgjithshëm të studentëve të huaj që ndjekin universitetet italiane, Italia mbetet e fundit në renditjen e vendeve të industrializuar për sa i përket aftësisë për të tërhequr të huajt për studime.
Mjafton të përmendet se në vendet e Bashkimit Europian studentët e huaj janë gjithsej 1,7 milionë. Me sa duket vështirësitë që hasin në nivel burokratik për lejeqëndrimet, në nivel të kushteve të jetesës për shkak të mungesës së konvikteve dhe mosnjohja e përhapur e gjuhës italiane, jane arsyet kryesore qe frenojnë ardhjen masive të studentëve të huaj ne Itali.
Top Channel