Shpërthimet në Turqi

13/05/2013 00:00

Bombat e përdorura për sulmet në qytetin kufitar të Reyhanlit ishin sjellë ilegalisht në Turqi nga Siria.
Ministri i Brendshem turk Muamer Gyler eshte i bindur per kete, e madje jep edhe detaje sesi kane hyre eksplozivet ne vend.

“Zbuluam se materialet e përdorura për shpërthimet ishin fshehurazi nëpërmjet provincës jugore turke të Hatait. në automjetet që u hodhën në erë ishin krijuar ndarje të veçanta e te maskuara ku jane vendosur bombat dhe pikerisht personat qe i derguan keto makina ne oficina, ishin ata qe i cuan me pas ne vendin e shperthimit”, tha Muamer Gyler, minister i Brendshem i Turqise.
 
Nëntë persona jane ndaluar per episodin e dhunes qe mori 43 jete njerezish. Zëvendëskryeministri Beshir Atalaj u tha gazetarëve se ata po merren në pyetje dhe ka patur disa dëshmi. Sipas agjensise se lajmeve Reuters, te gjithe te arrestuarit, jane shtetas turq.

Dy autobombat qe shperthyen ne nje zone tregtare te Reihanlit shtuan friken se lufta civile e sirise po terheq ne vorbullen e saj edhe shtetet fqinje, pavaresisht perpjekjeve diplomatike per t’i vene fre dhunes e per te gjetur nje zgjidhje politike te konfliktit.

Turqia akuzoi nje grup te lidhur me sherbimet siriane te inteligjences si autorin e sulmeve dhe i beri thirrje komunitetit nderkombetar te kaloje ne veprim kunder Qeverise se Bashar al Assadit. Edhe pse Damasku e mohoi me force perfshirjen ne kete ngjarje, zyrtare te larte turq vazhdojne ta cilesojne regjimin e Assad-it si “të dyshuarin e zakonshëm”.

Top Channel