Një prej mjeteve kryesore të transportit në pothuajse të gjithë vendet e botës, të zhvilluara apo jo, treni është lënë në harresë në Shqipëri që prej rënies të sistemit komunist.
I ndërtuar kryesisht me punë vullnetare, në kohën e diktaturës, transporti hekurudhor jo vetëm që mbështetej nga një propagandë e fuqishme, por edhe ishte më popullori mes shqiptarëve për dekada me radhë.
Megjithatë, shpejtësia e ulët dhe mungesa e konfortit, për shkak të mungesës së theksuar të investimeve, kanë bërë që sot për sot, numri i atyre personave që përdorin trenin për të udhëtuar të jetë i reduktuar në mënyrë drastike.
Midis atyre që shumë pak ose aspak kanë frekuentuar trenin, janë të rinjtë, ai brez i lindur pas viteve 1990.
Emisioni i “Pasdites” në “Top-Channel” deshi të bënte këtë të hënë “një eksperiment”, duke vendosur dy adoleshentë, për herë të parë në një udhëtim Tiranë-Durrës, teksa regjistronte përshtypjet e tyre direkte.
Top Channel