Të jetosh mes vështirësive, herë pa rruge, herë pa ujë, here mes problemeve ekonomike, duket se në disa zona është kthyer në një realitet me të cilin banorët ndeshen çdo ditë.
Një realitet që bëhet gjithmonë e më i rëndë kur duhet për muaj e muaj të jetosh pa energji elektrike, edhe pse këtu, në Brucaj të Dukagjinit, kalendari si kudo shënon vitin 2013, shekullin e 21.
Ura e Telit, siç e njohin vendasit eshte pika e fundit ku makina mund te shkele. Qe ketu, per ne Brucaj duhen me shume se 3 ore udhetim ne kembe.
Atehere kur duket sikur rrugetimi nuk do te marre fund kurre, shpateve duken shtepite e para. Kudo në botë, kjo do te ishte nje zone turistike, ndryshe nga ç’ështe ne te vertete, nje zone e harruar qe prej s’dihet se kur.
“Një herë e një kohë jemi persekutuar prej regjimit komunist, sot jemi në terr”, përmbledh me pak fjalë ironinë e të jetuarit në Brucaj një prej banorëve.
Edhe pse nuk jane mesuar me vizitore ne keto ane te veshtira, banoret mikepritjen e kane ne gjak.
Te gjendur ne kete zone thuajse te izoluar, ata perpiqen te mbajne njeri-tjetrin sepse ketu siç thone, jane vetem : Ata dhe Zoti.
Veç probleme te tjera, kryesorja eshte mungesa e energjise elektrike. Ne 7 apo 8 vitet e fundit kane patur drita vetem dy apo tre jave, aq sa e pati jeten transformatori i sjelle ne kete fshat me kontributin financiar te komunes e banoreve.
Dimri i ashper, i shoqeruar me debore, e demtoi duke e rikthyer Brucajn ne terr te plote. Kush ka fat ka nje radio me bateri qe duhen blere ne Shkoder, kjo eshte e vetmja pike lidhje me qyteterimin qe duket larg shume larg qe ketu.
Nga shtepia ne shtepi ne nje fshat qe nis te shuhet me naten gjithcka perseritet, me te njejtat pamje, me te njejtat jete qe kacaviren pas nje mbijetese ne kufijte e te pamundures.
« Pa kurre nje send, s’kemi kurrgjë », ankohet një grua. « Ngarkohemi në shpinë, bukën dhe rrobat e sjellim nga Shkodra në fshat ».
« Keshtu shkojme drejt Europes ne. Si ka me qene gjendja, gjithe fshati pa drite 7-8 vjet. Kam 87 vite jetë, qe ne kohen e Ahmet Zogut , kur ka hyre Italia, Gjermania, kur u be Lufta e Dyte Boterore, hidrocentralet jane ne rregull, i japim drite botes jo fshatareve. A jemi njerez ne ? A jemi shqiptare ne ? Kemi votuar per demokracine, e duam demokracine, por me na ra mbrapa, jo me na lene te humbur keshtu », fjalët e zgjuara të një të moshuari në Brucaj.
Ne te gjithe fshatin vetem nje shtepi ka drite . Banoret e saj jane detyruar t’i rikthehen shpikjeve duke perdorur nje burim qe vjen nga lart e qe ve ne pune nje dinamo, permes se ciles sigurohet nje fije energji e mjaftueshme veç e per nje llambe.
“Jemi munduar te bejme çmos qe te kemi drite. Dinamo, siç e shikoni dhe vete, furnizohet nga burimi qe vjen nga mali e arrin te krijojme drite elektrike sa per familjen tone, nuk kemi mund me pas rrugezgjidhje tjeter”, tregon djali i asaj shtëpie.
Gjithcka tjeter eshte ne erresire te plote. Jane mesuar me kete realitet, qe i mban diku ngerthyer , qe i mban ne nje kllapi te plote e ku banoret duhet te orietohen te pafuqishem per te bere diçka më shumë. Ata jane dhe s’jane. Jane sepse jetojne, s’jane sepse per ta s’do t’ia dije askush.
« Mblodhëm lekët për transformatorin, por vetëm një javë zgjati. Nuk kishte rezultat se shtyllat janë që në kohën e Partisë së Punës dhe janë kalbur. Shteti nuk investon në asnjë linjë », të thotë një banor tjetër i fshatit.
Fshati mbetet pas, banoret, shtepite, gardhet, e gjithcka tjeter qe tregonte se aty ka jete. Bashke me to edhe ndjesia, nese Brucaj ekzistonte vertete apo ishte thjesht nje udhetim ne kohe…
Top Channel