MB: Listat zgjedhore plotësojnë kriteret

13/05/2013 00:00

Ministria e Brendshme deklaroi se gjithcka është gati sa i takon listat e zgjedhësve. Zv.ministri Ferdinand Poni tha dublimet janë pastuar dhe përjashtoi mundësinë që një person të fotojë më shumë se një herë.

“Askush nuk mund të votojë dy herë. Është teorikisht dhe praktikisht e pamundur. Cdo person do të votojë me dokumente identifikimi që lëshohen vetëm një herë, plus që është edhe boja në gisht që identifikon personin që ka votuar”, tha Poni.

Zv.ministri i Brendshëm u ndal edhe tek zgjedhësit mbi 100 vjeç. Sipas tij janë bllokuar 750 emra mosha e të cilëve shkon përtej 100 viteve.Poni shtoi se janë pastruar dublimet dhe se listat e hartuar plotësojnë të gjithë kriteret e kërkuara.

Listat përfundimtare zgjedhore bëhen publike 40 ditë para datës së zgjedhjeve.

Top Channel