Shumë njerëz që hanë më shumë seç duhet e bëjnë këtë gjë sepse janë të lumtur. Sipas një studimi të fundit, një person nis të hajë më shumë kur është i gëzuar dhe jo i mërzitur apo i stresuar.

Një grup psikologësh hollandezë ka dalë në këtë përfundim pas shumë studimesh që tregonin se obezët janë njerëz jo të kënaqur nga jeta dhe që vuajnë nga depresioni.

Studiuesit morën 87 studentë dhe i treguan skena filmike të gëzuara, neutrale dhe të trishta. Ndryshe nga sa pritej, ata që kishin parë skenat që bënin për të qeshur konsumuan më shumë patatina dhe ushqime të tjera jo të shëndetshme.

“E ngrëna emocionale lidhet zakonisht me emocionet negative. Gjithsesi, vullnetarët tanë hëngrën më shumë pasi u “ngacmuan” me pozitivitet. Këto rezultate mund të jenë të vlefshme për trajtimin e obezitetit. Nënvizojnë se mund të hash më tepër se norma edhe kur je me moral të lartë”, shprehet udhëheqësi i studimit.

Top Channel