Po planifikonte një sulm me eksploziv ndaj një baze të NATO-s, arrestohet 17-vjeçari norvegjez Damasku mohoi çdo përgjegjësi për sulmet me makinat-bombë në Reihanli (Reyhanli), qytetin në kufirin mes Turqise dhe Sirisë.
Bilanci i viktimave është rritur nga 43 në 46 të vrarë, ndërsa mbi 50 persona po kurohen në spital. Ministri sirian i Informacionit, Omran Al Zubi, ia ktheu mbrapsht akuzat qeverisë turke, duke e quajtur atë përgjegjësen e vetme.
“Qeveria turke duhet të marrë përgjegjësi për çfarë ndodhi. Nëse Turqia, njerëzit dhe shteti kërkojnë të mbrohen, atëherë duhet t’i kërkojnë Erdoanit të japë dorëheqjen dhe ta dorëzojë qeverinë, sepse janë ata përgjegjësit për çfarë ndodh në Siri dhe Turqi”, tha Omran al Zubi.
Për autoritetet turke, dyshimet bien mbi shërbimet sekrete të Sirisë dhe qëllimi i vetëm është të ndërsejnë turqit kundër refugjatëve sirianë, që ndodhen në Reihanli, por Ankaraja përjashton rolin e të ardhurve.
Policia turke arrestoi nëntë persona, të gjithë shtetas turq, të dyshuar për sulmet me dy auto-bomba. Ministri i Brendshëm turk tha se sulmi u krye nga një organizatë e lidhur ngushtë me forcat mbështetëse të regjimit.
Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdoan, deklaroi se Turqia nuk do të zvarritet në një “kënetë të mbushur me gjak”. Ai u bëri thirrje turqve të jenë gjakftohtë përballë provokimeve të tilla.
Bombat shpërthyen njëra pas tjetrës, në një distancë prej 15 minutash, pranë ndërtesës së administratës lokale dhe një zyre postare. Videot e postuara në mediat turke tregojnë njerëzit, që vrapojnë për të ndihmuar të plagosurit pas shpërthimit të parë, ndërsa dëgjohet edhe zhurma e fuqishme e të dytit. Zona kufitare e Rejhanlit është sulmuar disa herë në këto muajt e fundit.
Siç raporton BBC, ka spekulime se sulmet me bomba i kanë shtuar forcën atyre, që kërkojnë krijimin e një zone ndalim-fluturimi dhe një zone të sigurt për opozitën siriane, brenda territorit të vendit. Turqia, një vend anëtar i NATO-s, është një prej mbështetësve më të fortë të opozitës siriane dhe kritiku më i ashpër i regjimit të Bashar al Asadit.
Turqia, paralajmërim Sirisë
Shtohen tesnionet mes fqinjëve pas shpërthimit të autobombave
Turqia
paralajmëroi Sirinë se do të ndërrmarrë të gjithë masat e nevojshme për
tu mbrojtur pas shpërthimit të dy autobombave në kufirin me Sirinë.
Të paktën 43 persona humbën jetën në Rejhanli, ku strehohen shumë refugjatë sirianë. Bombat shpërthyen njëra pas tjetrës, në një distancë prej 15 minutash, pranë ndërtesës së administratës lokale dhe një zyre postare. Videot e postuara në mediat turke tregojnë njerëzit që vrapojnë për të ndihmuar të plagosurit pas shpërthimit të parë, ndërsa dëgjohet edhe zhurma e fuqishme e të dytit. Zona kufitare e Rejhanlit është sulmuar disa herë në këto muajt e fundit.
Për autoritetet turke, dyshimet bien mbi shërbimet sekrete të Sirisë.
Turqia është një prej mbështetësve më të fortë të opozitës siriane dhe kritiku më i ashpër i regjimit të Bashar Al Asadit. Shtetet e Bashkuara dhe NATO dënuan sulmet dhe shprehën mbështetjen për Ankaranë. Duke folur nga Berlini, Ministri i Jashtëm, Ahmet Davutollu u zotua se do të kapë ata që qendrojnë pas sulmit duke thënë se “asgjë nuk do të kalojë pa marrë përgjigjen e merituar”.
Sipas tij, “sulmi nuk është një rastësi, pikërisht në kohën kur po intesifikohen përpjekjet diplomatike për të zgjidhur krizën në Siri. Askush nuk duhet të përpiqet të testojë fuqinë e Turqisë. Forcat tona të sigurisë do të ndërmarrin masat e nevojshme. Megjithatë, Turqia nuk do të kërkojë një mbledhje urgjente të NATO-s.”
Top Channel