Rekordi iranian, 686 kandidatë për president

12/05/2013 13:20

Me qindra kandidatë potencialë synojnë të shndërrohen në pasardhësin e presidentit Mahmoud Ahmadinejad, duke regjistruar emrin e tyre në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve në afatin e përcaktuar.

Në total, do të 686 kandidatë janë regjistruar për zgjedhjet e qershorit, informoi të dielën Televizioni Shtetëror Iranian.

Një prej figurave më kontradiktore dhe polemizuese të politikës ndërkombëtares, Ahmadinejad detyrohet të lërë pushtetin pas tetë vitesh, pas përfundimit të mandatit të tij të dytë.

Midis morisë së kandidatëve, dy emra spikasin mbi të gjithë, këshilltari kryesor dhe i përzgjedhuri i presidentit aktual, Esfandiar Rahim Mashaei dhe paraardhësi i Ahmadinejad, ish-presidenti reformator Akbar Hashemi Rafsanjani.

Lista totale e kandidatëve presidencialë pritet të përcaktohet më vonë gjatë majit, pasi Lideri Shpirtëror i Vendit, Ajatollah Ali Khamenei ka të drejtë të përjashtojë nga listat secilin kandidat që do të shohë si të papërshtatshëm.

Nën drejtimin e Ahmadinejad, Irani është bërë subjekt i sanksioneve të ashpra ndërkombëtare për shkak të programit të tij bërthamor dhe është kërcënuar me luftë prej SHBA-së e Izraelit, prandaj zgjedhjet e qershorit konsiderohen si vendimtare, për të përcaktuar kursin e ardhshëm të vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA