Pakistan, zgjedhjet fitohen nga partia e Sharif

12/05/2013 09:30

Partia e ish-kryeministrit Navaz Sharif me shumë mundësi është fituesja e zgjedhjeve parlamentare në Pakistan. Sipas BBC, Liga Myslimane ka marrë shumicën dhe Sharif ka nisur festimet edhe pse rezultatet zyrtare nuk kanë dalë ende.

“Duhet të falenderojmë Allahun që i ka dhënë Ligës Myslimane një shans tjetër për të qeverisur vendin. I bëj thirrje të gjitha partive të ulen në një tavolinë dhe të diskutojnë me mua për zgjidhjen e problemeve të vendit”, theksoi Sharif.

Pjesëmarrja në votime ka qenë masive, por ka pasur shumë incidente të përgjakshme. Në Karaçi, talebanët vendosën një bombë që vrau 11 persona dhe plagosi 40 të tjerë. Bomba ishte vendosur jashtë zyrave të një partie.

Gjithashtu ka pasur sulme në Baloçistan dhe Peshavar.

Top Channel