Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, shpëtohet fëmija
11/05/2013 00:00
Zjarrfikësit kanë shpëtuar mrekullisht një fëmijë që ishte bllokuar nga
tymi dhe flakët, pasi banesa ku jetonte është përfshirë nga flakët.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e të shtunës në një banesë private në rrugën “Todi Shkurti”, në kryeqytet.
Paraprakisht mendohet se shkak i zjarrit të jetë bërë një shkëndije elektrike. Zjarrfikësit mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe brenda pak minutash kanë mundur të shuajnë flakët dhe të nxjerrin fëmijën nga banesa.
Dëmet materiale janë të shumta, ndërkohë që po vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Top Channel