Ngjarja e Bengazit, Shtëpia e Bardhë nën presion

11/05/2013 00:00

Shtëpia e Bardhë është vënë nën presione të forta lidhur me qëndrimin
dhe shpjegimet e dhena për sulmin terrorist ndaj misionit diplomatik
amerikan në Bengazi të Libisë, ku gjetën vdekjen ambasadori amerikan dhe
tre zyrtare të tjerë.

Zhvillimet e fundit përfshijnë pikat e diskutimit që kishin përgatitur shërbimet e zbulimit dhe mbi të cilat u bazuan zyrtarë të administratës Obama, përfshirë ambasadoren amerikane në OKB, Susan Rice, në komentet e tyre për sulmin në Bengazi. dyke cituar rrjetin mediatik ABC, Zeri i Amerikes thote se mesazhet elektronike të asaj periudhe tregojnë se varianti i pergatitur para komenteve te Rice-t ka qene i redaktuar.  

Një zëdhënëse e Departamentit të Shtetit duket se i ka kerkuar CIA-s të eliminonte referencat për lidhje me një grup të al-Kaedës, si dhe për kërcënime të mëparshme ekstremiste, pasi informacioni mund të shfrytëzohej për të kritikuar Departamentin ne fjale.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney hodhi poshtë aludimet e prapaskenave me qellim mbulimin e te vertetes. behet fjale thjesht per disa për ndryshime stilistikore, u shpreh ai. asgje me shume.

“I gjithe ky diskutim po shkakton nje shkeputje te vemendjes nga faktet. Do te ishte me me rendesi nese qe ne fillim nuk do te kishim pranuar te mendonim se mund te ishin perfshire Ansar Al-Sharia apo vetë al-Kaeda ose rrjete të lidhura me të. Këto janë përpjekje për të akuzuar administratën se është përjekur te fshehe dicka, kur ne fakt, nuk u fsheh asgje”, thotë Jay Karney, zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.

Të enjten kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve John Boehner deklaroi se hetimi i komisionit te drejtuar prej republikaneve tregonte qarte kembenguljen e zyrtareve te Shtëpisë së Bardhë per heqjen e referencave te terrorizmit. ai i kerkoi administrates te beje publike mesazhet e shumediskutuara elektronike, ne mënyrë që të vazhdojë hetimi.  sekretari i Shtetit John Kerry ka shprehur sakaq keqardhjen që çështja e Bengazit, sipas tij, po politizohet.  

Top Channel