Listat, vëzhgimi i parë i ODIHR

11/05/2013 00:00

Kur kanë mbetur edhe 43 ditë nga momenti, kur shqiptarët do të shprehin
verdiktin e tyre se kush do t’i qeverisë ata 4 vitet e ardhshme, për
ODIHR gjithçka është gati për të nisur misionin e vëzhguesve.

ODIHR, në faqen zyrtare në internet ka publikuar të gjithë axhendën e ekipit motirorues, që udhëhiqet nga Conny B. McCormack, e cila mbërrin në Tiranë më 13 maj.  

Ekipi i saj përbëhet nga 15 ekspertë të cilët vijnë nga 14 shtete anëtare të OSBE-së. Fillimisht ata do të observojnë fushatën elektorale, përfshi analizimin e listave të përpiluara për zgjedhjet sikurse zbatimin e legjislacionit dhe monitorimin e medias.

ODIHR parashikon që ditën e zgjedhjeve të jenë në terren më shumë se 400 vëzhgues. Të nesërmen e 23 qershorit OSBE/ODIHR do të bëjë publik një raport paraprak për zgjedhjet, ndërsa raporti përfundimtar do të publikohet 8 javë pas tyre.

Kryevëzhguesja e zgjedhjeve të 23 qershorit, amerikania Conny McCormack njihet per angazhimin mbi 25-vjecar dhe ka kontribut te spikatur veçanerisht ne permiresimin e legjislacionit zgjedhor, veçanerisht per çështjen e regjistrimit dhe verifikimin e votuesve.

Por a do të jetë ajo që do të japë vlerësimin final për zgjedhjet shqiptare dhe sa peshë do të ketë vlerësimi i saj? Kjo pyetje lind pasi ekspertja amerikane do jete ne krye te misionit afatgjate, ndersa raporti final hartohet nga bashkekryetari i misionit te vezhguesve, i vendosur nga Asambleja Parlamentare e OSBE, slloveni me origjine italiane Roberto Battelli. Në pamje të parë emërimi i Battelli-t duket si një diçka normale, por shqetësimi në Tiranë veçanërisht tek opozita, ka nisur që në momentin kur u mësua emri i tij.

Asambleja Parlamentare e OSBE-së, prej marsit drejtohet nga austriaku Volfgang Grossruck, nje personazh mjaft i njohur ne Shqiperi dhe ne sallonet e politikes tone. Grossruck gjithashtu eshte i njohur per mbeshtetjen ndaj Partise Demokratike dhe i anatemuar nga opozita, si personi qe ndikon ne raportet perfundimtare per te zbutur problemet e zgjedhjeve shqiptare. Sikurse Grosruk, Battelli mban post drejtues ne Asamblene Parlamentare, pasi eshte zgjedhur prej dy mandatesh si Shef i Thesarit te saj. Dyshohet se emerimi ne krye te vezhguesve te 23 qershorit i Battelli-t eshte bere nen ndikimin e forte te Grossruck.

Emerimi dhe misioni i zotit Roberto Battelli, qe eshte paracaktuar edhe si personi qe do te paraqese raportin paraprak me vleresimin per zgjedhjet, ne daten 24 qershor do te shkaktoje ne radhet e opozites jo pak frike, paragjykime, dyshime e polemika per besueshmerine dhe rolin e tij si vezhgues dhe hartues i ketij raporti.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta