Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zhvilluar pasditen e së shtunës një mbledhje për listat me kandidatët për deputetë të partive politike, ku si zakonisht nuk kanë mbaruar debatet.
Gjatë mbledhjes, kryetarja e KQZ, Lefteri Lleshi akuzoi Partinë Socialiste se nuk ka respektuar kriterin e barazisë gjinore në listat për 5 qarqe.
Lleshi ka saktësuar se kriteri në fjalë nuk është respektuar në Gjirokastër, Durrës, Elbasan, Kukës dhe Dibër dhe për këtë arsye e ka gjobitur partinë më të madhe të opozitës me 6 milionë lekë.
Nga ana tjetër, përfaqësuesi i Partisë Socialiste në KQZ, Genc Gjonçaj akuzoi PD se kandidatët e saj nuk kanë dhënë dorëheqjen nga postet zyrtare që mbajnë.
Përfaqësuesi socialist ka hasur këtu kundërshtimin e kolegut demokrat Njazi Kosovrasti, i cili është përgjigjur me kundërakuza.
Top Channel