Kinë, shpërthim në minierë, 12 viktima

11/05/2013 08:00

Një shpërthim në një minierë karboni në Kinë ka shkaktuar vdekjen e 12 punëtorëve.

Incidenti tragjik ka ndodhur në Dashan, në kontenë Pingba të provincës Guizhou. Ende nuk dihen detajet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Minierat kineze kanë shumë probleme sigurie edhe pse zyrtarët janë munduar të rrisin standartet. Muajin e kaluar një shpërthim gazi në një tjetër minierë vrau 18 punëtorë dhe plagosi 12 të tjerë.

Më shumë se 1300 persona kanë humbur jetën në aksidente të tilla vetëm në vitin 2012.

Top Channel