Çift apo jo, i shumëdiskutuar ky fakt, duket se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre gjatë kësaj fundjave. Por, Rihanna 25 vjeçare dhe Chris Brown 24-vjeçar, kanë shfrytëzuar Twitter-in për të shprehur mospërfilljen e tyre të përbashkët ndaj njëri-tjetrit.
Dy superyjet e muzikës kanë shkëmbyer “cicërima” tejet të fshehta gjatë të enjtes dhe të premtes, me anë të të cilave me sa duket akuzojnë njëri-tjetrin se janë shtirur gjatë lidhjes së tyre.
Rihanna e nisi, duke hedhur një foto në Instagram gjatë së enjtes, me këto fjalë: “Nëse unë hedh të gjitha grepat për ty dhe lidhja ende s’mund të funksionojë, atëherë ti detyrohesh të më kthesh grepat”.
Edhe pse kuptimi nuk ishte i qartë, fotoja linte të kuptohej se Rihanna kishte lënë mënjanë të gjithë miqtë e saj, gjatë kohës që ishte e lidhur me Chris, ose që ai ishte treguar i pabesë me të.
Më pas, ka qenë Chris që ka rritur dozën e “sulmit”, duke lëshuar një mesazh të premten: “Ajo nuk mund të jetë e imja, nëse është e gjithkujt tjetër”.
Ish-çifti shkëmbeu gjithashtu mesazhe në Twitter edhe gjatë së mërkurës, që dukeshin me destinacion njëri-tjetrin, kur Chris shkruante: “Ndonjëherë, të duash dikë është shumë. Kështu që, të duash në largësi mund të ndihmojë këdo të rritet! Qofshi të bekuar. Jetoni jetët tuaja!”
Më pas, Rihanna kishte rishkruar mesazhin e saj për herë të dytë, ku theksonte: “Zgjidhja nuk është një opsion! Asgjë më pak se sa 100% besueshmëri, ndershmëri dhe respekt! Dashuria nuk është për fëmijët, megjithatë po shkoj të fle”.
Mesazhet e Chris erdhën pas raportimeve se Rihanna ka qenë në një “party” me ish-in e saj JR Smith, gjatë së enjtes, pas shfaqjes së saj në New York. Por, reperi nuk është pa faj për veten e tij, pasi kaloi festimet për ditëlindjen e tij, fundjavën e kaluar, me ish-të dashurën Karreuche Tran.
Ndërsa në një emision televiziv, reperi dha disa mesazhe shumë më të buta e të këndshme mbi “sherrin”: “Do ta dua gjithmonë atë person, por nuk jam i fokusuar te martesa me dikë në atë moshë. Më duhet të eci përpara, të bëhem burrë dhe të jem Chris Brown-i më i mirë i mundshëm”, tha ai.
Top Channel